Adelina Rista

Adelina Rista lindi në Durrës, më 10 dhjetor 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Alekandër Xhuvani” në Elbasan, dega “Gjuhë-Letërsi”. Ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh në menaxhimin e burimeve njerëzore, komunikimin me publikun, çështje të përkatësisë gjinore etj.

Ka një përvojë të gjatë pune në arsim dhe në administratën shtetërore si mësuese, drejtuese, përgjegjëse e personel administratës pranë Drejtorisë Arsimore Fier, drejtore e Drejtorisë Arsimore Fier, Përgjegjëse e Zyrës së Arsim Kulturës pranë Prefekturës së Qarkut Fier, nëndrejtore e Drejtorisë së Artit e Kulturës pranë Bashkisë Fier, drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme të Burimeve e Shërbimeve Njerëzore Bashkia Fier.

Ka një kontribut të gjerë si anëtare në strukturat e PS-së Fier, aktualisht Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste të Rrethit Fier.

Zonja Rista është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në një legjislaturë dhe është anëtare në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.