Andrea Marto

Andrea Marto lindi në 5 shtator 1957. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave, dega “Inxhinier Gjeolog”. Gjithashtu ka marrë titujt “Doktor Shkencash” dhe “Profesor i Asociuar”. Ka një karrierë të pasur profesionale. Në vitet 1981-1983 ka punuar si inxhinier gjeolog në minierën e qymyrgurit në Memaliaj. Nga viti 1983 deri në vitin 1997 ka qenë pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Tiranë. Në vitet 1997-2001 ka mbajtur postin e Zv.Ministrit të Arsimit. Në vitet 2009 – 2013 ka qenë Drejtor i Burimeve Njerëzore, në kompaninë “Alumin Albania” sh.p.k.

Zoti Marto është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në një legjislaturë. Është anëtar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.