Antoneta Dhima

Antoneta Dhima lindi në Fier, më 5 dhjetor 1970. Ka kryer Akademinë e Forcave Tokësore në shkollën “Skënderbej”, dega Plan-Financë. Gjithashtu ka kryer studime pasuniversitare si vlerësuese e pasurive të paluajtshme. Po ashtu ka mbaruar studimet master në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës në degën Ekonomi – Biznes. Në vitin 2012 ka marrë titullin “Kontabilist i miratuar” pranë Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar.

Ka kryer pjesëmarrje në trajnime të ndryshme si brenda dhe jashtë vendit për problemet praktike të kontabilitetit, standardet e kontabilitetit, financat vendore, administrimin e rrjeteve informatike, sistemin e taksave, buxhetimin me pjesëmarrje, menaxhimin e pronave publike, trajnime për funksionet e përbashkëta dhe të deleguara, përkatësinë gjinore dhe buxhetin, integrimin gjinor në politikat publike në nivel lokal , menaxhimin spitalor.

Nga viti 1993 deri në vitin 2004 ka qenë shefe finance në repartet ushtarake të qytetit Fier dhe Vlorë. Në vitet 2005 – 2006 ka qenë Drejtore e Financë – Buxhetit në Bashkinë Fier .

Gjithashtu ka qenë Drejtore e Spitalit Rajonal Fier në vitet 2013-2015. Aktualisht Znj. Dhima është deputete dhe anëtare në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.