Arben Çuko

Arben Çuko lindi në Lushnje, më 13 prill 1967. Ka kryer studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, dega Juridik. Gjithashtu ka kryer Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.

Në veprimtarinë profesionale ka kryer detyra të ndryshme në Forcat e Armatosura, Komandant i Brigadës “Komando”, Pedagog i Taktikës në Akademinë Ushtarake, Komandant i Gardës së Republikës, Këshilltar i Kryeministrit të Kosovës për Sigurinë.

Zoti Çuko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.