Artan Gaçi

Artan Gaçi lindi në Tiranë, më 14 maj 1969. Ka kryer studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve, dega Skulpturë. Në vitet 1991-1994 ka ushtruar profesionin e skulptorit në Firence të Italisë. Nga viti 1994 deri në vitin 2009 ka ushtruar aktivitetin e sipërmarrjes në biznese private, kryesisht në fushat e import-eksport, hoteleri-gastronomi, ndërtim etj.

Prej vitit 2008 është koordinator i vullnetarëve të Partisë Socialiste për rrethin e Tiranës.

Zoti Gaçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.