Besnik Baraj

Prof. Besnik Baraj lindi më 12 Mars 1956 në Tropojë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi Industriale. Në 1994 do të fitonte titullin Profesor i asociuar dhe në 2001 titullin Profesor.

Ka një karrierë të gjatë në fushën akademike. Për vite të tëra ka qenë në Fakultetin e Shkencave Natyrore, Departamenti i Kimisë. Në vitet 1994-1995 ka qenë profesor i ftuar në Universitetin Politeknik të Barcelonës. Gjithashtu në Universitetin e Rio Grandes në Brazil, ku në vitet 1997-2001 në këtë universitet është ftuar të jap leksione të kondesuara në kurse pasuniversitare.

Ka kryer një sërë specializime në Vjenë në vitet 2002-2007 për spektroskopinë e plazmës, si dhe në Monako në 1992-1993 për metalet e rënda.

Në vitet 2003-2005 ka mbajtur postin e Zëvendësministër i Mjedisit, Integrimit Europian dhe i Mbrojtjes. Ndërkohë në vitet 2005-prill 2006 ka qenë Kryetar i Ministeralit të Europës Juglindore, SEDM. Është zgjedhur deputet I Partisë Socialiste në 2 legjislatura në Qarkun e Tiranës dhe është anëtar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.