Bujar Çela

Bujar Çela lindi në Lushnje, më 14 maj 1960. Ka kryer studimet në Universitetin e Lartë Bujqësor të Tiranës , Fakulteti i Veterinarisë, dega Zootekni. Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, dega Filozofi-Sociologji dhe në degën Psikologji në Institucione.

Nga viti 1984 deri në vitin 1992 ka mbajtur poste në nivele të ndryshme në administratë, ndërkohë në vitet 1998-2012 ka qenë President i Shoqërisë “ALSI Sh.p.k.” me seli në Lushnjë. Ka qenë anëtar i Partisë Socialiste në Kongresin e Parë të saj, i zgjedhur në të gjitha nivelet. Gjatë viteve 2002-2006 ka mbajtur postin e Sekretarit Organizativ të Rrethit Lushnjë, ndërsa nga viti 2012 e në vazhdim mban postin e Kryetarit të Partisë së Rrethit Lushnjë.

Zoti Çela është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e VIII parlamentare dhe është anëtar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.