Damian Gjiknuri

Damian Gjiknuri, i lindur më 1972 në Tiranë, është zgjedhur deputet në Qarkun e Elbasanit, rrethi i Gramshit. Gjiknuri ka mbaruar Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Tiranës në vitin 1994. Më pas ka kryer studime pas-universitare  afatgjata  dhe afatshkurter në disa institucione arsimmore të huaja, mes të cilave Universiteti i Leiden Hollandë; Kolegji i Ligjit në Londër ; NPS School Monterey Kaliforni. Ai zotëron graden LLM në Ligj dhe MA në Politikat Publike të Sigurisë si dhe ka kontribuar me një sërë artikujsh dhe punimesh studimore. Përvoja  profesionale daton nga viti 1994, fillimisht si jurist në disa institucione shtetërore, gjyqtar në gjykatën e Rethit Kurbin, Drejtor Drejtorie në SHISH dhe në Ministrinë e  Rendit Publik,Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Drejtor Kabineti në Ministrinë e Rendit, Partner drejtues në një firmë ligjore dhe Konsulent ndërkombëtar në reformat regullatore në rajon. Gjiknuri është anëtar i Komisionit të Ligjeve dhe i Administratës Publike si dhe anëtar zëvendesues në Asamblenë e Përgjithsme të Këshillit të Europës.  Në vitin 2011 është zgjedhur Sekretar për Cështjet Zgjedhore në PS. Damian Gjiknuri ka qënë bashkëautor i Kodit Zgjedhor të vitit 2008 dhe bashkëdrejues i  Komisionit të Reformës Zgjedhore 2011-2012. Gjiknuri është anëtar i PS që nga viti 2004.

Damian Gjiknurin mund ta kontaktoni në:

Numri i telefonit zyrë: 42223015

Celular: +355 69 20 30 700

Email: damiangjk@yahoo.com

Facebook: https://www.facebook.com/damian.gjiknuri?fref=ts