Dashamir Kamberi

Dashamir Kamberi lindi në Tepelenë, më 27 shtator 1951. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Akademia e Arteve. Në veprimtarinë e tij profesionale ka mbajtur postin e Drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Dragot të Tepelenës, nga viti 1975 deri në vitin 1985. Gjithashtu nga viti 1985 deri në vitin 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë Kulturore, Tepelenë.

Veprimtaria e tij në Partinë Socialiste është e hershme, që në vitin 1991. Nga viti 1992 deri në vitin 1998 ka qenë kryetar i Partisë Socialiste të Rrethit Tepelenë. Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues në Kryesinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë Tepelenë.

Zoti Kamberi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë në dy legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.