Dashamir Peza

Dashamir Peza lindi në Tiranë, më 19 mars 1960. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, dega Drejtësi.

Ka një karrierë të pasur profesionale. Ka punuar në Institutin e Veprimtarive Prodhuese gjatë viteve 1986-1990. Gjatë viteve 1991-1996 ka punuar si përkthyes për korrespondentët e disa prej gazetave, televizioneve dhe revistave më të mëdha amerikane dhe angleze, në Shqipëri. Në vitet 2001-2002 ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Zoti Dashamir Peza është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë në dy legjislatura dhe është anëtar në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.