Eglantina Gjermeni

Eglantina Gjermeni është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ajo është anëtare e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale.

Nga janari i vitit 2012, Eglantina është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Eglantina Gjermeni ka përfunduar studimet në degën e Historisë, në Fakultetin Histori-Filologji, në vitin 1990. Ajo ka kryer Studimet në Kursin Pasuniversitar në “Punë Sociale” pranë Fakultetit të Punës Sociale ne vitin 1993-1994 dhe më pas studimet “Master në Punë Sociale” në Grand Valley State University, në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1997-1998). Aktualisht ajo mban gradën shkencore Doktore e Shkencave në Punë Sociale nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës (2002-2005).  Për shumë vite, ajo ka dhënë kontributin e saj në Fakultetin e Shkencave Sociale, Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale pranë Universitetit të Tiranës (1995-tani), jo vetëm si lektore, por edhe si autore e programeve dhe lëndëve të ndryshme.

Për një periudhë dhjetë vjeçare (1999-2009),  Eglantina Gjermeni ka qenë drejtore ekzekutive e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim, organizatë joftimprurëse që promovon krijimin e një shoqërie të mundësive të barabarta.  Eglantina Gjermeni është angazhuar  vazhdimisht si konsulente lokale nga organizata të mirënjohura, të tilla si, UNDP dhe UNIFEM në Shqipëri dhe në rajon.  Ajo është autore ose bashkëautore e disa librave, si edhe një sërë artikujve në revista shkencore komëbtare edhe ndërkombëtare.

Eglantina Gjermenin mund ta kontaktoni në:

Email: egjermeni@hotmail.com

 

Web Eglantina Gjermeni

Facebook: https://www.facebook.com/eglantina.gjermeni?fref=ts