Elisa Spiropali

Elisa Spiropali lindi në Tiranë më 15 Mars 1983. Gjimnazin e kryen në 2001 në “Lester B. Pearson College, UWC of the Pacific”, në Kanada, diplomë IB, pasi fiton bursë si një nga pesë gjimnazistët më të mirë në Shqipëri.

Rezultatet e larta i japing mundësi të fitojë një bursë universitare në “Mount Holyoke College”, SHBA, ku diplomohet në 2005 me titull nderi në dy degë universitare; BA Ekonomi (Economics) dhe BA Politikë (Politics). Një semestër e kryen në Buenos Aires, në programet e shkëmbimet më bursë ekselence nga universiteti “Mount Holyoke” për studimin e krizës ekonomike Argjentinase. Në vitin 2007 fiton bursë “Chevening” për studime pasuniversitare në Politikë Ekonomike Europiane në Universitetin “Sussex”, në Britaninë e Madhe.

Aktualisht është Kandidate për Doktore Shkencash në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë, Dega Marrëdhënie Ndërkombëtare (2017)

Elisa ka mbajtur postin “Drejtore e Përgjithshme e Doganave” nga Tetori 2013 – Mars 2015. Elisa është gjithashtu anëtare e Partisë Socialiste që nga viti 2009. Krenare për kontributin në Partinë Socialiste si kandidate për deputete në 2009, më pas Anëtare e Asamblesë Kombëtare, Kryetare FRESSH, Këshilltare në Bashkinë Tiranë dhë së fundmi Sekretare Për Rininë në Kryesinë e Partisë Socialiste.