Erion Braçe

Erion Braçe lindi në Tiranë, më 2 prill 1972. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, dega Financë. Veprimtaria profesionale e tij është e lidhur me gazetarinë. Ka qenë gazetar tek “Zëri i Popullit” në vitet 1993-1997. Në vitet 1998-2007 ka qenë kryeredaktor i “Zërit të Popullit”.

Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Në vitin 1994 ka qenë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Në vitet 1997-2001 ka qenë anëtar i Komisionit për Ekonominë, Financën dhe Privatizimin.

Zoti Braçe është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjashtë legjislatura dhe aktualisht është kryetar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat.