Ervin Koci

Ervin Koçi lindi në Fier, më 5 prill 1975. Ka kryer studimet në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim – Biznes. Gjithashtu ka kryer studimet e larta në Fakultetin Juridik, në Tiranë. Në vitet 2002-2004 ka kryer studimet master në Fakultetin Ekonomik, dega Administrim Publik.

Në vitet 2000-2009 ka qenë anëtar i këshillit bashkiak në Bashkinë e Fierit.

Zoti Koçi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.