Esmeralda Shkjau

Esmeralda Shkjau lindi në Fushë-Arrëz të Pukës, më 24 korrik 1983. Ka kryer studimet e larta në Universitetin Europian të Tiranës, dega Menaxhim Biznesi. Gjithashtu ka kryer studimet master në degën “E Drejta Ndërkombëtare dhe Tregtare”.

Ka një veprimtari profesionale të pasur si koordinatore. Në vitin 2011 ka qenë koordinatore e projektit “Ndihmë për Fëmijët”. Ka qenë koordinatore në Leipzing dhe Dresden për Festivalin e Filmit, Shqipëri dhe Kosovë. Në periudhën maj 2011 - tetor 2012 ka qenë koordinatore “Dok.gerst. Balkan”, në “Dok.fest”, në Mynih.

Zonja Shkjau është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare e Komisionit për Integrimin Europian.