Fidel Ylli

Fidel Ylli ka lindur në 1 shtator 1962. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike. Gjithashtu ka kryer master në degën Menaxhim dhe Administrim Biznesi.

Karrierën profesionale e ka nisur në vitin 1986, ku nga ky vit deri në 1991 ka qenë Kryeinspektor i përgatitjes fizike, pranë Gardës së Republikës. Nga viti 1989 deri në vitin 1995 ka qenë trajner i ekipit kombëtar të mundjes. Nga viti 1992 deri në vitin 2009 ka qenë zv. President i Federatës së Mundjes. Në vitet 1991-1994 ka qenë kryetar i grupit të shoqërimit të Kryeministrit, me gradën “Nënkolonel”. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka mbajtur postin e anëtarit të Komisionit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve pranë Bashkisë së Tiranës.

Zoti Ylli është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtar në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.