Ilir Beqaj

Ilir Beqaj është lindur në Tiranë më 18 shkurt 1968. Është diplomuar për Informatikë në Universitetin e Tiranës dhe ka kryer studimet pasuniversitare në Administrim Ndërmarrje pranë Universitetit Henri IV, Bordo, Francë. Ka punuar në Bankën e Shqipërisë, Ministrinë e Financave dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Zgjidhet Nënsekretar për Programin i Partisë Socialiste e më pas deputet për Qarkun e Shkodrës. Në vitin 2011 Ilir Beqaj zgjidhet Sekretar për Programin për një Rilindje Kombëtare e njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së Partisë.

Ilir Beqaj mund ta kontaktoni në:

Numri i telefonit: +355 68 20 27 372

Email:     beqaj.ilir@gmail.com