Mimi Kodheli

Mimi Kodheli, e lindur në Tiranë më shtator 1964, është zgjedhur deputete për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Mimi Kodheli është diplomuar për financë në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës, dhe ka kryer studimet master në Administrim Biznesi në Universitetin e Nebraskës. Ajo mban gradën Doktor në Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare nga Universiteti i Veronës, Itali. Mimi Kodheli ka punaur në Departamentin e Filatelisë në Drejtorinë e Përgjithshme të PTT, Asistente e Drejtorit të Përgjithshëm të Sereco s.r.l, Menaxhere e Financave për Audrey Co, në Bankën e Shqipërisë, si Senior Economist në Bankën Amerikane të Shqipërisë, në disa projekte të USAID, Zëvendëskryetare e Bashkisë Tiranë dhe Prefekte e Qarkut Tiranë. Ajo ka punuar dhe vazhdon të punojë si pedagoge pranë disa universiteteve shqiptare. Mimi Kodheli është anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave në Kuvendin e Shqipërisë.

Mimi Kodhelin mund ta kontaktoni në:

Numri i telefonit: +355 69 20 31 796