Mira Shehu

Mira Shehu ka lindur në 19 janar 1973 në Skrapar. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të U.P.T, si Inxhiniere Mekanike, Dega Konstruksione. Në vitin 2007 ka marrë titullin ”Doktor i Shkencave”, pranë UT, Bergakademie Freiberg, Gjermani dhe UPT, Tiranë. Ndërsa në 2009 ka marrë titullin Profesor i Associuar.

Ka një karrierë të spikatur në fushën e pedagogjisë nga viti 1999 e në ditët e sotme. Gjithashtu është autore dhe bashkautore në një sërë botimesh brenda dhe jashtë vendit.

Është zgjedhur në një legjislaturë si deputete e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.