Musa Ulqini

Musa Ulqini lindi më 21 maj 1959 më Shkodër. Ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike Juridike, dega “Filozofi”. Ndërkohë në vitin 2009-2010 ka ndjekur studimet master në Universitetin Europian të Tiranës, ku është diplomuar për “Shkenca Politike”.

Ka një karrierë të gjatë politike në Partinë Socialiste. Ku prej vitit 1991 është anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. Në vitet 1991-2005 ka qenë i zgjedhur si Kryetari i PS Tiranë. 1997-1998: Sekretar i Marrëdhënieve Publike të PSSH-së. Në vitin 1998-1999 ka mbajtur postin e Ministrit të Informacionit. ka mbajtur dhe një sërë postesh të tjera siç janë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Sekretar i PS-së për Qarkun Tiranë.

Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në 6 legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.