Namik Dokle

Namik Dokle lindi 11 mars 1946 në Durrës. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, si dhe në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, Universiteti Bujqësor, Tiranë.

E ka nisur karrierën profesionale si gazetar në gazetën “ Puna” , më pas është zgjedhur kryeredaktor i kësaj gazete. Gjithashtu ka qenë kryeredaktor i gazetës “ Zëri i Popullit”.

Karriera e tij politike është mjaft e pasur. Prej vitit 1991 është anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në vitet 1992-1996 ka mbajtur postin e Zëvendëskryetarit të PSSH-së. Në vitet 1991-1997: Kryetar i Grupit Parlamentar të PSSH-së. Në 1999-2000: Sekretar i Përgjithshëm i PSSH-së.

Në funksionet e tij parlamentare në vitin 1997-2001 do të zgjidhej Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ndërsa në 2001-2002: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. 2010- Shtator 2013: Zëvendëskryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në 2004-2005 do të mbante detyrën e Zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tetë legjislatura dhe është anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme.