Namik Kopliku

Namik Kopliku lindi më 21 shkurt 1959 në Shkodër. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë, dega Inxhinier Gjeodet. Në vitin 1987 ka kryer masterin në fushën e gjeodezisë dhe astronomisë, në Observatorin e Parisit. Ka titullin Doktor në fushën e fotogrametrisë, diplomuar në I.G.N Francë.

Karriera e tij spikat në fushën e pedagogjisë. Në vitet 1982-1986 ka qenë asistent-pedagog i fotogrametrisë në katedrën e gjeodezisë, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë. Ndërsa përgjatë viteve 1990-2013 ka punuar pedagog pranë Departamentit të Gjeodezisë, Tiranë.

Është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në një legjislaturë dhe është anëtar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.