Niko Peleshi

Niko Peleshi, i lindur në Korçë më 11 nëntor 1970, është zgjedhur për një mandat të dytë si Kryetar i Bashkisë së Korçës në zgjedhjet lokale të vitit 2011. Niko Peleshi ka përfunduar studimet e larta për inxhinieri elektronike. Ka punuar fillimisht si sipërmarrës në sektorin e pasurive të patundshme e më pas, gjatë Luftës së Kosovës, për UNHCR. Ai ka drejtuar Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Korçës deri në emërimin si Prefekt i Qarkut Korçë në vitin 2004. Në vitin 2007 zgjidhet për herë të parë Kryetar i Bashkisë së Korçës. Niko Peleshi është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.