Parid Cara

Parid Cara lindi në Kavajë, më 11 shtator 1976. Ka mbaruar Instituti Teknik Industria “Nicolo-A.Carpeggiani” në Itali. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë, dega Jurist i Përgjithshëm. Gjithashtu ka kryer studimet master në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Veprimtaria profesionale e tij fillon në vitin 2001, ku deri në vitin 2011 ka qenë administrator dhe themelues i shoqërisë CMP SRL në Itali. Në vitin 2007 themeloi shoqërinë “Gruppo Immobiliare Bondeno” po në Itali, në të cilën qëndroi administrator deri në vitin 2012.

Zoti Cara është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.