Paulin Stërkaj

Paulin Sterkaj lindi në Shkodër, më 5 korrik 1961. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin Juridik. Gjithashtu ka mbaruar Institutin e Fizkulturës në Tiranë.

Veprimtaria e tij profesionale ka nisur si Oficer i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Po ashtu ka qenë komandant i Repartit Special të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ka qenë biznesmen në fushën e importit të karburanteve, të restoranteve dhe të ndërtimit.

Zoti Sterkaj është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në tre legjislatura dhe është anëtar në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.