Shkëlqim Troplini

Shkëlqim Troplini lindi në 1 tetor 1966. Ka kryer Akademinë e Lartë të Policisë Tiranë. Gjithashtu ka kryer studimet për Drejtësi. Po ashtu ka kryer masterin e Shkencave në të Drejtën Civile.

Nga viti 1991 deri në vitin 1996 ka kryer funksionin si shef i trajnimit fizik pranë Policisë Durrës. Në vitet 2006-2011 ka qenë shef tek Zjarrfikëset në Autoritetin Portual në Durrës. Në vitet 2013-2014 ka mbajtur postin e drejtorit të OSSHEE në Durrës.

Ka një karrierë të pasur dhe plot sukses në sportin e mundjes. Është shpallur kampion i Shqipërisë në mundjen e lirë. Në këtë sport ka përfaqësuar Shqipërinë në vende si: Australi, USA, Francë, Gjermani, Itali, Turqi, Maltë, Hungari dhe Greqi.

Zoti Troplini është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtar në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.