Taulant Balla

Z.Taulant Balla lindi në 12 Gusht 19977. Ka kryer studimet e larta dhe ato post-universitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin “Al.I.Cuza” në Lasi, Rumani. Ka përfunduar Shkollën Doktorale dhe po mbron tezën e doktoraturës.Pjesë e përgatitjes së tij profesionale janë edhe eksperiencat studimore në disa qendra universitare në Konstanz , Londër, Paris, Washington.

Z. Balla në vitin 2002, u angazhua në Departamentin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të PSSH.

Ka qenë pjesë e stafit politik si këshilltar i Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Integrimit , i Ministrit të Financave dhe më pas anëtar i stafit politik të Kryeministrit të Shqipërisë.

Taluant Balla në Zgjedhjet Parlamentare të 3 Korrikut 2005, u zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë duke përfaqësuar banorët e Bashkisë Librazhd dhe të Komunave Qendër, Orenjë, Lunik, Polis dhe Stëblevë. Në Zgjedhjet Parlamentare të 28 qershorit 2009, u ri-zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Elbasan, rrethi Librazhd.

Në Zgjedhjet Parlamentare të 23 Qershorit 2013, Taulant Balla u ri-zgjodh Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në Qarkun Elbasan, rrethi Librazhd.

Z. Balla sot ka funksionet si Kryetar i Delegacionit të Parlamentit të Shqipërisë në Parlamentin Europian dhe Nënkryetar i Grupit Parlamentar të PSSH.