Legjislacioni fiskal paguan pėrsėri pėr shpėrdorimet e pushtetit

Postuar më: 08/12/2010

Pavarësisht raporteve e komenteve të përsëritura nga Banka Botërore e Fondi Monetar Ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka vendosur të ndryshojë edhe njëherë disa nene të legjislacionit tatimor. Kështu cigaret e alkoli do të taksohen më tepër, duke e shtuar këtë ndryshim mbi akcizat e reja që u vendosën vetëm disa muaj më parë. Problemi me këto taksa është që paratë e ndryshimit do të dalin nga kuletat e konsumatorëve, duke bërë kështu që gjendja e rëndë e buxheteve familjare, të rëndohet akoma më tepër. Qeveria vazhdon të injorojë rënien e ndjeshme të fuqisë blerëse të konsumatorit shqiptar, duke menduar vetëm për problemet aktuale që ka vetë me likuiditetin. Kjo mund të kthehet shumë shpejt në një rreth vicioz, pasi më pak para për konsumatorët do të thotë më pak blerje, e rrjedhimisht më pak taksa mbi këto. Kjo është arësyeja kryesore pse shumë vende të zhvilluara sot marrin vendimet financiare e fiskale duke patur parasysh mbi të gjitha fuqinë blerëse, e cila konsiderohet si motorri kryesor i rimëkëmbjes së ekonomive të tyre.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy