Rėnia e remitancave rrezik pėr Lekun

Postuar më: 29/12/2010

Sipas Bankës së Shqipërisë edhe këtë fundvit do të vërehet një tjetër rënie e remitancave. Kjo rënie e paralajmëruar prej vitesh si një pasojë e pritshme e konsolidimit të emigrantëve në vendet ku punojnë, do të ketë një efekt të ndjeshëm mbi kursin e këmbimit, të cilin prej vitesh kanë ndihmuar ta balancojnë. një tjetër efekt i pritshëm i rënies së fondeve që emigrantët kthejnë pranë familjeve do të jetë zvogëlimi i investimeve e blerjeve në vend. Në mungesën e investimeve të huaja direkte, remitancat përbëjnë një burim kyç rritjeje ekonomike. Rënia e kësaj stine pritet të ndiqet nga rënie të mëtejshme, ndaj të cilave duhet të merren masa konkrete për të gjetur financime alternative për ekonomitë e vogla familjare e për balancimin e borxhit publik dhe kursit të këmbimit. Deri tani qeveria duket se nuk ka asnjë plan se si të përballet me këtë realitet të zvogëlimit të valutës së huaj në treg, ndërsa entuziazmi i saj për ekonominë duket se nuk ndahet nga emigrantët.


Arkiva

Programi @ PS
Shprehe mendimin apo sugjerimin tënd!
Shkruaji Edi Ramës!
Drejtpërdrejt me Edi Ramën
Dialogu me Shqipërinë
Idetë për të ardhmen!

PER NJE RILINDJE SHQIPTARE

Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor. Ju e doni këtë ndryshim dhe ne jemi ga...

PSSH ėshtė organizatė politike e pavarur dhe e hapur qė bashkon mbi baza vullnetare shtetas shqiptarė brėnda e jashtė atdheut si dhe shtetas tė huaj me banim nė Shqipėri, tė cilėt...

© Partia Socialiste. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Prova Teknike
Ndërtuar nga Ogilvy