 |
Rrjet kombëtar solidariteti

Kryetari i PS, Edi Rama vizitoi zonat e përmbytura në Shkodër ku pa nga afër situatën dramatike në të cilën gjenden banorët, të cilët nuk largohen akoma për të mos i lënë shtëpitë e tyre në mëshirë të fatit, pavarësisht rrezikut që u kanoset nga momenti në moment. Gjatë kësaj vizite, Rama, i shoqëruar nga një grup deputetësh dhe liderësh të tjerë aleatë të opozitës, dëgjoi nga banorët dëshmitë e tyre rrënqethëse se si kanë humbur gjithçka që kanë ngritur me djersë e mund të madh gjatë gjithë këtyre viteve me radhë.
Rama u ndal më tej në qytetin e Shkodrës ku bëri të ditur se tashmë në atë qytet opozita ka ngritur një zyrë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura: “Jemi këtu për të filluar një punë të përditshme nëpërmjet një zyre ku do të funksionojë shtabi i ndihmës, i cili do të koordinohet me shtabin në Tiranë dhe me të gjitha bërthamat që do të ndërtohen me shpejtësi sot e në ditët në vijim në të gjithë Shqipërinë për të sensibilizuar jo vetëm anëtarët e mbështetësit e partisë sonë, por çdo qytetar në Shqipëri dhe në emigracion që do të marrë pjesë në këtë lëvizje solidariteti për ato familje që nuk kanë thjesht problemin e sotëm të të gjendurit nën ujë, por edhe problemin e nesërm të të dalit nga kjo përmbytje”, tha Rama gjatë një konference për shtyp të improvizuar në qytetin e Shkodrës.
Duke nënvizuar se kjo ishte një katastrofë plotësisht e shmangshme, në rast se do të ishte vepruar konform rregulloreve dhe procedurave ligjore, Rama pohoi se opozita do t’i kërkojë qeverisë dhe Sali Berishës “kompensimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha këtyre dëmeve që nuk janë shkaktuar nga zoti, po nga keqqeverisja” ...vijon në brendi
|
Apeli i Ramës: Të shpëtojmë jetët
Në një deklaratë për shtyp mbi përmbytjet në Veri, Kryetari i Partisë Socialiste është shprehur se në këto momente prioriteti duhet të jetë shpëtimi i jetës së njerëzve dhe jo lufta politike që synon nxjerrjen e përgjegjësive për këtë dramë që nuk ka të bëjë fare me zemërimin e Zotit apo me ngrohjen globale. Rama i ka bërë thirrje Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë, si dhe i ka kërkuar Prokurores së Përgjithshme që të mos lejojë humbjen e provave që do të çonin në zbulimin e përgjegjësive ...vijon në brendi
|
Deputetët e PS në zonat e përmbytura
Deputetët socialistë kanë ndjekur nga afër situatën në zonat e qarkut të Shkodrës. Deputetët Namik Dokle, Saimir Tahiri, Tom Doshi, Gjok Jaku, Astrit Beci e Armand Prenga kanë vizituar fshatrat e përmbytura në komunat Dajç, Obot etj. Deputetët e PS u bënë thirrje banorëve të evakuohen dhe të sigurojnë në radhë të parë jetën, pastaj pronën ...vijon në brendi
|
Përmbytjet, PS mbledh aleatët
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka mbledhur dje aleatët në një takim në Hotel Tirana për të diskutuar mbi situatën e krijuar prej përmbytjeve në veriun e vendit. Kryetarët e partive opozitare kanë shprehur shqetësimin e tyre për situatën e rëndë, duke e quajtur atë një dështim të qeverisë, por kanë theksuar faktin se në këto momente prioriteti kryesor është kalimi i kësaj situate dhe përmirësimi i kushteve për popullsinë e prekur. Sidoqoftë opozita ka deklaruar se ajo do të insistojë për nxjerrjen përpara përgjegjësisë së shkaktarëve të kësaj katastrofe ...vijon në brendi
|
Të dorëhiqet Ministri i Energjetikës
Në një konferencë për shtyp, deputetja socialiste Valentina Leskaj ka fajësuar ministrin e ekonomisë dhe energjetikës për situatën e krijuar nga përmbytjet dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij. Sipas zonjës Leskaj situata ka degraduar deri në këtë pikë jo thjesht si pasojë e paaftësisë së ministrit, por edhe për shkak të një plani korruptiv që parashikonte mbledhjen e rezervave të mëdha të ujit. Kjo do t’i lejonte qeverisë të eksportonte energji duke kompensuar kështu me këto të ardhura pjesërisht gropën e zezë në buxhet." ...vijon në brendi
|
Thirrje banorëve: Largohuni!
Deputeti socialist Erion Brace, i ka bërë apel, të gjithë banorëve të Shkodrës të cilët e kanë jetën në rrezik, që të pranojnë të evakuohen. Brace ka bërë thirrje duke u shprehu se: “ kjo është sakrifica juaj për të shpëtuar jetën e mijëra shqiptarëve të tjerë, të vënë nën këtë rrezik nga Qeveria e Shqipërisë! Nëse “Gërdeci material” po konsumohet, ju keni në dorë të ndalni “Gërdecin njerëzor”, ka vazhduar ai. Kjo situatë sipas tij nuk është produkt i kushteve atmosferike, por është pasojë direkte e paaftësisë kriminale, korrupsionit të Qeverisë së Sali Berishës ...vijon në brendi
|
Qeveria i trajton emigrantët si fenomene natyrore
Të martën, deputetja socialiste Mimi Kodheli shprehu shqetësimin e saj për fatin e atyre mijëra emigrantëve që u është dashur t’i kalojnë festat duke mbajtur radhë. Emigrantëve u është dashur të rrinë në radhë për të hyrë në vend e për të dalë jashtë vendit, dhe sikur kjo të mos mjaftonte atyre tani u duhet të rrinë në radhë për ditë të tëra edhe për të marrë pasaportat biometrike. “Kjo qeveri duhet të ndihmojë këta shqiptarë kur kanë nevojë për ndihmën e qeverisë” ...vijon në brendi
|
|