Partia Socialiste e Shqiperise
 
DITARI JAVOR
i PARTISE SOCIALISTE
   Numri 81
26 Shkurt 2010   

Nė kėtė numėr tė Ditarit Javor do tė gjeni tė plotė fjalėn e Kryetarit tė Partisė Socialiste Edi Rama, mbajtur pėrpara grupit parlamentar socialist, ditėn e mėrkurė. Nė kėtė fjalė, shprehet i plotė qėndrimi i Partisė Socialiste mbi krizėn, qė po pėrjeton Shqipėria, si dhe hapat qė duhen ndjekur pėr ta nxjerrė vendin nga kjo krizė. Duke qenė se pėrmes kėtij fjalimi, Edi Rama, nuk iu drejtua vetėm grupit parlamentar socialist, por mbarė popullit opozitar, Redaksia e Ditarit Javor vendosi ta dėrgojė tė plotė kėtė mesazh tė rėndėsishėm:

 

fotoz Asnjė kauzė e drejtė nuk fiton pa njė betejė tė madhe.

Kur kėrkova votėn e socialistėve nė tė gjithė Shqipėrinė pėr ta udhėhequr kėtė betejė, nuk e mendoja se nė mė pak se gjashtė muaj do tė arrinim kaq shumė.

Jo sepse kam dyshuar, qoftė edhe njė sekondė tė vetme, nė drejtėsinė e kauzės sė transparencės sė zgjedhjeve, por sepse kam qenė i vetėdijshėm pėr forcėn e armėve tė kundėrshtarit nė pushtet nė kushtet e njė vendi tė rraskapitur nga varfėria, tė nėpėrkėmbur nga pushtetet gjyqėsore e mediatik, tė mbetur nė periferinė e vėmendjes ndėrkombėtare.

Nė mė pak se gjashtė muaj ne nuk jemi mė tė rrethuar nga verbėria e shurdhėria ndaj kauzės sonė tė drejtė.

Kjo kauzė nuk ėshtė mė vetėm kauza e 93% tė socialistėve qė me kurajo panė larg dhe votuan pėr bojkotin e pėr protestat, po e njė populli tė tėrė qė kėrkon transparencėn e zgjedhjeve. Kjo betejė nuk ėshtė mė vetėm beteja e tė majtės, po edhe e tė djathtės qė nuk varet nga interesat e pushtetit tė familjes kryeministrore.

Kjo ēėshtje ėshtė bėrė tanimė jo vetėm ēėshtja e ēdo shtėpie shqiptare, po edhe e ēdo tryeze ndėrkombėtare ku flitet pėr Shqipėrinė.

Ja pse unė dua t’i falėnderoj megjithė shpirt, tė gjithė deputetėt qė e mbrojnė kėtė kauzė me vendosmėri e sakrificė dhe e bėjnė atė tė pėrparojė pėrmes shembullit tė qėndresės sė tyre.

Nė mė pak se gjashtė muaj, refuzimi ynė pėr t’u bėrė pjesė e njė parlamenti fasadė qė fsheh njė krim elektoral, ka nxjerrė nė pah plotėsisht krizėn e demokracisė nė Shqipėri.

Kjo krizė nuk i ka rrėnjėt tek mungesa jonė nė parlament, po tek zgjedhjet e grabitura dhe tek ky parlament qė prej gjashtė muajsh ndalon transparencėn.

Duke pėrballuar presione tė jashtėzakonshme nga tė gjitha anėt dhe diversione tė turpshme, qė vetėm provojnė frikėn e madhe tė pushtetit tė korrupsionit nga transparenca tė gjithė ju qė i keni dalė pėr zot kėsaj kauze nė vijėn e parė tė betejės mishėroni tė ardhmen, vullnetin dhe shpresėn e atyre qė na kanė votuar. Nė emėr tė tyre unė ju shpreh mirėnjohjen dhe besimin tim tė pėrforcuar se kėtė betejė tashmė tė fituar moralisht dhe politikisht, ne do ta materializojmė patjetėr me vendosjen e tė drejtės tonė pėr transparencė pa kushte. Do ta bėjmė kėtė pa harruar asnjė ēast, se deri kėtu erdhėm bashkė, me njė popull tė tėrė, dhe se mund t’ia dalim deri nė fund, vetėm duke e pėrfaqėsuar besnikėrisht vullnetin e popullit qė pėrfaqėsojmė. Sot shqiptarėt duan transparencė tė plotė dhe tė pakushtėzuar tė zgjedhjeve pėrmes hapjes kutive tė votimit nė radhė tė parė. Detyra jonė ėshtė ta ushtrojmė kėtė vullnet tė shqiptarėve, duke mos bėrė asnjė hap mbrapa dhe duke bėrė gjithēka kemi nė dorė. Nė pėrpjekjen pėrditė e mė tė dėshpėruar pėr tė spostuar vėmendjen nga kauza e transparencės, kundėrshtari nė pushtet ka nxitur e ushqyer prej kohėsh pėrditė e mė shumė diskutimin e kotė mbi temėn e paqenė tė sė ashtuquajturės djegie tė mandateve tė deputetėve socialist. S’ka dyshim se pushteti i obskurantėve qė mbajnė peng kutitė ku fshihet e vėrteta e zgjedhjeve nė Shqipėri, e dėshiron jashtėzakonisht shumė kėtė shkak, si i mbyturi qė tė mbyt pėr tė shpėtuar veten. Ky pushtet dėshiron shumė qė fati i mandateve tė popullit opozitar tė mbetet nė duart e vetė Saliut, Ilirit dhe Fatosit bashkė, pėr ta eksportuar m’u nė zemrėn e opozitės, tek grupi i saj parlamentar krizėn e rėndė tė legjitimitetit tė pushtetit.

Kėtij pushteti mediokrish pa imagjinatė, i shkon prej 6 muajsh mendja se ne mund tė biem nė kėtė kurth tragjikomik pėr tė gjithė opozitarizmin shqiptar.

Kanė 6 muaj qė na provokojnė me gjithfarė mėnyrash, me shpresėn e mjerė se ne mund tė hyjmė me kėmbėt tona nė njė rrugė pa krye ku fatin e mandateve tė opozitės, nuk e ka mė nė dorė populli qė na mbėshtet, por forcat e sė vjetrės qė janė bėrė bashkė pėr tė ndalur pėrpjekjen tonė tė pandalshme drejt zbardhjes sė krimit elektoral. Por ka po ashtu 6 muaj qė u themi mos shpresoni kot, mandatet tona nuk i merr dot peng as Saliu, as Iliri, as Fatosi dhe askush tjetėr qė shpreson se mund ta kthej nė njė lojė e ka kush e ka pėr mandatet konfliktin parimor tė opozitės me kėtė pushtet zgjedhje vjedhėsish. Nė rast se pushteti nuk do tė dėgjoj zėrin e arsyes tonė, marsi nuk mund e nuk do tė jetė muaji i lojės e ka kush e ka tė Saliut, Ilirit dhe Fatosit me mandatet e popullit opozitar, por muaji i ngritjes sė opozitės popullore nė njė valė proteste, e cila nuk do tė zmbrapset deri nė realizimin e qėllimit tonė tė patjetėrsueshėm, pėr transparencėn e plotė dhe pa kushte tė zgjedhjeve.

Ne nuk jemi zgjedhur pėr tė negociuar liritė dhe tė drejtat e qytetarėve, por pėr t’i mbrojtur ato nga ēdo presion dhe diversion siē kemi bėrė e do tė bėjmė gjithmonė. Nuk e kemi pėrjashtuar dhe as do ta pėrjashtojmė ndonjėherė dialogun, si njė instrument pėr tė zgjidhur krizėn e rėndė politike, ku e ka futur vendin grabitja e zgjedhjeve, dhe refuzimi pėr hapjen e kutive, ku janė provat e grabitjes.

...vijon në brendi

1 PSSH
1 Dialogu me Shqipėrinė
1 Blog
1 Media
1 Anėtarėsohu nė PSSH
Lidhje tė vlefshme
Regjistrohu nė kėtė ditar
Lexoni platformen politike tė PS
Arkivė
Lajme
Media
foto

Ky email i pėrjavshėm administrohet nga Zyra e Shtypit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Ka pėr qėllim informimin tuaj periodik.

Pėr informacion shtesė mund tė vizitoni faqen http://www.ps.al ose na shkruani nė adresėn: info@ps.al