Manipulimi i zgjedhjeve rëndon tek xhepi i shqiptarëve

Deformimin e vullnetit të tyre të shprehur në votë, shqiptarët po e paguajnë direkt nga xhepi, me faturën e re të energjisë, në faturën e dyfishuar të ujit, në faturën e jetesës së tyre në përgjithësi. Gjatë bisedës me gazetarë, Edi Rama theksoi me forcë se çështja e transparencës zgjedhore nuk është çështje as teknike, as procedurale, po politike, pasi kriza e rëndë në vend vjen pikërisht si pasojë e manipulimit zgjedhor.
“Të shohim të gjithë së bashku të vërtetën e thjeshtë, se mungesa e kësaj transparence s’ka të bëj me kutitë e votimit si objekte ku ndodhen ca dokumente, por ka të bëjë me një filozofi qeverisëse, e cila është përditë më e lidhur me fizionominë e një pushteti të grabitur.
Duhet të kuptojmë të gjithë se bashku, se e drejta për transparencë është një e drejtë kushtetuese dhe detyrim kushtetues i parlamentit karshi popullit të vetë. Kjo është një e drejtë e mohuar deri më sot, sepse vendosja e saj, do të vinte në pah të dhënat rrëqethëse të atyre zgjedhjeve nga ku buron ky pushtet i deformuar që po e shkatërron ekonominë e vendit dhe që po godet ekonominë familjare. Është e rëndësishme të nënvizohet, se sot keqqeverisjen shqiptarët e paguajnë direkt nga xhepi i tyre, me faturën e re të energjisë, në faturën e dyfishuar të ujit, në faturën e jetesës së tyre në përgjithësi, që po ndien përditë e më shumë peshën e një krize të rënduar artificialisht nga fshehja e saj dhe nga shpenzimet marramendëse për interesat elektorale të pushtetit ...vijon në brendi
|
Kartat fallco, skandali denoncohet në sallën e Kuvendit
Në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, i ka kërkuar sërish mazhorancës të mos e humbasë shansin për të zgjidhur krizën politike me anë të dy nismave ligjore të depozituara nga Partia Socialiste me qëllim hetimin e zgjedhjeve. Ruçi ka treguar fakte konkrete për manipulimin e zgjedhjeve, duke paraqitur disa raste qytetarësh që kanë patur disa karta identiteti për të votuar në qendra të ndryshme. “Ne do jemi këtu për ta zgjidhur këtë krizë nëse do të ekzistojë vullneti juaj. Ne do të qëndrojmë këtu. Nëse ky vullnet do të mungojë, dhe ju nuk dëshironi ta zgjidhni këtë krizë, sigurisht ne nuk do të jemi këtu dhe përgjegjësia politike do të bjerë vetëm mbi ju,”- theksoi Ruçi ...vijon në brendi
|
Të hetojmë edhe “Ruzhdiet” e tjera
Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar gjatë javës një takim me gazetarë në Berat, për të diskutuar rreth qëndrimeve dhe lëvizjeve politike të Partisë Socialiste. Rama ka sqaruar se nëse edhe pas rastit të Ruzhdies, Partisë Socialiste nuk i njihet e drejta e transparencës së zgjedhjeve, ajo do të kërkojë largimin e qeverisë. “Në qoftë se edhe pas rastit flagrant të Ruzhdies, pushteti do të vazhdojë të bëjë veshin shurdh karshi të drejtës sonë, atëherë ne do të kërkojmë largimin e këtij pushteti. Kjo nuk diskutohet” ...vijon në brendi
|
Thellohet borxhi, rëndohet kriza
Sot kemi rritje çmimesh, zhvlerësim të monedhës kombëtare, rritje të papunësisë, thellim të borxhit publik dhe rritjen e interesave të tij, këtë përmbledhje ka bërë gjatë një konferencë për shtyp deputetja socialiste Ermelinda Meksi. Deputetja socialiste akuzoi Kryeministrin Berisha dhe Ministrin e Financave, për papërgjegjshmëri sa i takon përkeqësimit të situatës makroekonomike në vend. Kjo, pra, është praktika ekonomike e ” kavalierit” tonë, që e ushqeu kalin vetëm në gjysmën e parë të vitit dhe po e lë atë pa ngrënë në gjysmën e dytë.” U shpreh Meksi duke risjellë në vëmendje shpenzimet elektorale të gjysmës së parë të vitit ...vijon në brendi
|
Faturimi i energjisë, Rama: Gati për protesta
Telefonata, mesazhe telefonike, letra e emaile të shumta i janë adresuar PS për faturimin abuziv të energjisë elektrike gjatë muajit janar. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me faturimin abuziv të qytetarëve për energjinë nga OSSH, i cili vjen pas rritjes së çmimeve të energjisë që u kundërshtua nga Partia Socialiste. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos ta pranojnë kokulur keqqeverisjen që buron nga kutitë e mbyllura të votave të vjedhura por të bëhet gati për protesta. “Ky është rast tipik, skandaloz, kuptimplotë, për atë që fshehin kutitë e mbyllura të 28 qershorit. Një qeveri që grabit popullin e vet, sepse votën e merr me pahir edhe nëse populli nuk ia jep,” - theksoi Edi Rama ...vijon në brendi
|
Amendamentet në ligjin e SHISH, antikushtetuese
Në një analizë të plotë të projektligjit për SHISH të propozuar nga mazhoranca deputeti i PS, Ilir Gjoni ka treguar përpara mediave me argumente përse tentativa për të ndryshuar ligjin aktual të SHISH është një përpjekje e rrezikshme antikushtetuese e antidemokratike. Gjoni është shprehur se ky propozim e kompromenton rëndë pozitën e Kryeministrit, pasi ai kërkon të marë kompetencat e Drejtorit të SHISH. “Ndryshimet e propozuara bien ndesh me ligje të tjera dhe sidomos me Kushtetutën ...vijon në brendi
|
DASH: Korrupsioni ende problem madhor
Deputeti socialist Saimir Tahiri ka reaguar pas publikimit të Raportit Vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit. Tahiri ka theksuar se raporti nënvizon se mungesa e pavarësisë së gjyqësorit nga ndërhyrjet e ekzekutivit, mungesa e transparencës, paqartësia e procedurave ligjore si dhe imuniteti i qeveritarëve, janë faktorët kryesorë për kalitjen e kulturës së pandëshkueshmërisë, që sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, shënohet me “raste që nuk zgjidhen kurrë”. “Një kryeministër si ky që kemi, kampion për korrupsion familjar e qeveritar, ka arritur me sukses ta kthejë Shqipërinë, për turpin e të gjithëve, në kampion të korrupsionit, duke lënë pas të gjithë vendet e Evropës dhe shumicën e botës së qytetëruar,” ka deklaruar Tahiri ...vijon në brendi
|
|