Shqiptarėt varfėrohen, Ministri i Ekonomisė fiton 1,8 milionė euro
Partia Socialiste e ka cilėsuar si rast flagrant korruptiv fitimin prej 2,5 miliardė lekėsh vetėm gjatė vitit tė fundit, tė Ministrit tė Ekonomisė Dritan Prifti.
Situata bėhet edhe mė alarmante duke patur parasysh faktin se viti nė tė cilin Ministri i Ekonomisė e ka shtuar pasurinė e tij personale me 2.5 miliardė lekė pėrkon me vitin mė tė vėshtirė pėr ekonominė e familjeve shqiptare.
Pėrmes deklaratave pėr shtyp dhe fjalimeve nė Parlament, Partia Socialiste e ka akuzuar Ministrin Prifti pėr pėrfshirje nė afera korruptive dhe u kėrkoi organeve tė drejtėsisė tė hetojnė mbi kėtė pasurim tė beftė tė tij.
Partia Socialiste i hodhi poshtė pretendimet e ministrit se kėto 1.8 milion euro ishin fituar nga shitja e aksioneve tė tija nė njė kompani private, pasi ai nuk e kishte deklaruar pronėsinė e tij mbi kėtė kompani nė deklarimet e mėparshme tė pasurisė. Deputetėt socialistė e akuzuan Ministrin Prifti pėr korrupsion dhe deklaruan se ėshtė e papranueshme qė njė ministėr tė mund tė fitojė shuma tė tilla nė njė vit tė vetėm, i cili pėr mė tepėr ka qenė njė vit krize ekonomike dhe mjaft i vėshtirė pėr familjet shqiptare.
PS u shpreh se ėshtė e turpshme qė nė njė vit kur jetesa ėshtė bėrė e papėrballueshme si pasojė e rritjes sė ēmimeve tė energjisė, ushqimeve, ilaēeve e gjithēkaje, tjetėr, kur papunėsia ėshtė nė rritje dhe kur bizneset shqiptare po hasin nė vėshtirėsi shumė tė mėdha financiare, Ministri i Ekonomisė gjen guximin tė deklarojė se ka shitur pėr 1.8 milion euro njė kompani fantazėm.
Gjatė debateve nė Parlament deputetėt socialistė i kėrkuan sėrish Priftit shpjegime nė lidhje me pasurimin e tij. Deputeti Eltar Deda deklaroi se shuma prej 1.8 milion eurosh i ishte paguar Ministrit tė Ekonomisė nga njė kompani farmaceutike, Megafarma, e cila ėshtė nė pronėsi tė kushėririt tė kolegut tjetėr tė partisė sė Dritan Priftit, Ministrit tė Shėndetėsisė Petrit Vasili.
Deputeti Deda deklaroi po ashtu se fakti qė kompania Megafarma ka fituar tendera me vlerė prej miliona eurosh gjatė vitit tė fundit, dhe fakti qė i ka paguar 1.8 milion euro Dritan Priftit hedh hije tė forta dyshimi mbi korrupsionin qeveritar tė ministrave tė LSI.
Partia Socialiste vazhdoi ta denoncojė kėtė rast gjatė tė gjithė javės qė shkoi dhe ka deklaruar se do t i shkojė kėsaj ēėshtjeje deri nė fund. PS u kėrkoi po ashtu organeve tė drejtėsisė qė tė reagojnė duke hetuar pasurimin e ministrit, duke paralajmėruar se dėshtimi pėr tė nisur njė hetim mbi kėtė rast do tė ishte prova mė e qartė e kapjes sė shtetit dhe e degradimit tė sistemit tė drejtėsisė nė Shqipėri.
|