Partia Socialiste e Shqiperise
 
DITARI JAVOR
i PARTISE SOCIALISTE
   Numri 94
23 Korrik 2010   


 

z Paaftėsia dhe babėzia e pushtetit po shkatėrrojnė ekonominė

foto

Gjatė bisedimit tė tij tė pėrjavshėm me gazetarėt Kryetari i Partisė Socialiste Edi Rama foli mbi gjendjen e ekonomisė dhe raportin mė tė fundit tė FMN pėr ekonominė shqiptare. Rama deklaroi se raporti, i pėrpiluar nė njė gjuhė diplomatike, ngrinte megjithatė alarmin mbi realitetin e ekonomisė shqiptare. Nė raportin e saj, tha Rama, FMN nė tė njėjtėn linjė me shqetėsimet qė ka ngritur nė vijimėsi Partia Socialiste flet mbi dobėsitė strukturore tė ekonomisė, mbi borxhin publik qė po del jashtė kontrollit, mbi mungesėn e hapėsirės pėr politika fiskale qė do tė ndihmonin ekonominė dhe pėr pamundėsinė e qeverisė pėr tė vendosur nėn kontroll politikėn fiskale. Rama shtoi se sa mė sipėr, pėrbėjnė sfida tė pamundura pėr qeverinė Berisha, sepse ajo vuan nga dy dobėsi strukturore qė nuk mund t’i adresojė: paaftėsia dhe babėzia.

“Rasti i Dritan Priftit qė pasurohet nė mėnyrė tė paligjshme, por ndėrkohė mban peng edhe kryeministrin edhe zv/kryeministrin, pėr tė cilėt sigurisht kryen shėrbesat korruptive, nė kėmbim tė pėrftimeve personale e pėrmbledh kėtė nė njė shembull rrėnqethės tė tė gjithė filozofisė qeverisėse tė kėtij koalicioni tė paaftėsh dhe tė babėziturish.

Rasti i Arben Imamit qė lėshon me njė tė rėnė tė lapsit gjithė ēfarė ka mbetur nga pasuritė e ushtrisė pėr t’i hedhur nė gropėn thithėse tė Dritan Priftit, i cili pastaj ua ndan sipas radhės familjarėve dhe klientėve tė pushtetit, ėshtė njė pėrshkallėzim i paaftėsisė dhe i babėzisė nė nivele tė panjohura mė parė, nė publik tė paktėn. FMN-ja thotė se deri mė sot shpenzimet nuk janė ulur dot edhe kur ka qenė tepėr e qartė se tė ardhurat kanė rėnė ndjeshėm, po, dhe kjo ėshtė njė plagė e rėndė qė po thellohet dhe po pėrhapet pėrditė dhe qė zanafillėn vet e ka nė maskaradėn paraelektorale tė vitit tė shkuar, kur u bėnė shpenzime jashtė ēdo lloji mundėsie pėr t’i mbėshtetur nė tė ardhura. Dhe kur u hap ajo gropė qė sot ėshtė pėrditė e mė e pranishme nė jetėn e ēdo familje shqiptare. Si mos bien tė ardhurat, kur e gjithė skema e qeverisjes ėshtė e korruptuar?! Madje mė lejoni t’ju them qė po mos t’ju rripeshin nga 7 lėkurė sipėrmarrjeve shqiptare sot me gjoba skandaloze arbitrare mafioze, tė ardhurat do tė ishin edhe mė keq.”

Kryetari Rama kritikoi ashpėr po ashtu edhe borxhin publik qė ka shkaktuar qeveria, ēka pėrbėn njė rrezik serioz pėr konsolidimin fiskal tė Shqipėrisė dhe stabilitetin makro-ekonomik tė vendit nė tėrėsi: “Duke e mbyllur dua tė them se nė kuptimin mė tė thjeshtė tė fjalės qeveria nė fakt ka nėnkontraktuar borxhin publik. Ka gjetur njė zgjidhje origjinale si puna e piramidave pėr ta pėrballuar pėrgjegjėsinė ndaj borxhit dhe detyrimet financiare qė ka ndaj tė tretėve. Borxhin afatmesėm ia ka lėnė nė kurriz tė gjitha sipėrmarrjeve vendase qė kanė kontrata me shtetin duke iu thėnė “ mbajeni se unė s’kam lekė”. Borxhin afatgjatė ua ka lėnė nė kurriz tė gjithė shqiptarėve, dhe nė radhė tė parė fėmijėve tė kėtij vendi. Ndonėse nė dukje kjo ngjan si e qėndrueshme, nė fakt ky ėshtė i njėjti kurs filozofikisht si ai i kursit qė ēoi nė ndėrtimin dhe pastaj rrėnimin e piramidave financiare.”

I pyetur nė lidhje me ligjin pėr SHISH-in dhe nėse PS do tė bashkojė votat mė LSI e cila ka shprehur kundėrshtimin e saj pėr kėtė ligj, Rama deklaroi se PS nuk do tė bashkojė votat me askėnd, por do tė votojė kundėr ligjit sepse ai bie ndesh me interesat e Shqipėrisė dhe tė partnerėve tė saj strategjikė NATO dhe SHBA ...vijon në brendi

23/07/2010
1 PSSH
1 Dialogu me Shqipėrinė
1 Blog
1 Media
1 Anėtarėsohu nė PSSH
Lidhje tė vlefshme
Regjistrohu nė kėtė ditar
Lexoni platformen politike tė PS
Arkivė
Lajme
Media
foto

Ky email i pėrjavshėm administrohet nga Zyra e Shtypit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė. Ka pėr qėllim informimin tuaj periodik.

Pėr informacion shtesė mund tė vizitoni faqen http://www.ps.al ose na shkruani nė adresėn: info@ps.al