 Berisha, Hap kutitė ose largohu
Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, nė njė mbledhje tė zgjeruar tė Grupit Parlamentar, ku tė pranishėm ishin edhe Sekretarėt e Kėshillave Socialistė tė rretheve, prezantoi qėndrimin e opozitės mbi situatėn politike nė vend. Mė poshtė, ju mund tė lexoni fjalėn e plotė tė Edi Ramės. Mbrėmė Sali Berisha mbylli nė mėnyrėn mė tė turpshme dhjetė ditėt e kohės pėr reflektim qė ne, e gjithė opozita shqiptare, i dhamė jo nė emėr tė arsyes sė forcės po tė forcės sė arsyes.
E quajti ultimatum. Vuri alarmin pėr rrėzimin e pushtetit me dhunė.
Vendosi shenjėn e barazimit mes opozitės dhe mafias.
Ngriti dorėn ndaj nėnės time, ndaj nėnės sė djalit tim dhe nėnės sė saj. Goditi rrethin tim familjar e miqėsor. Pastaj edhe bashkėpunėtorin mė tė afėrt nė krye tė partisė. Dhe nė fund tė dhjetė ditėve iu kthye grupit tė deputetėve, duke nxjerrė nga dollapi i armėve tė vjetra tė politikės sė tij tė pėrdalė njė armė tė stėrpėrdorur nė vite, dosjen.
Ishin dhjetė ditė qė e rinxorėn nė dritėn e diellit fytyrėn e gėrdallės sė mbushur me maraz e gėlbazė. Plot vraga mėkatesh tė vjetra e tė reja nė dėm tė kėtij populli dhe shenja tėrbimi tė fshehur nėn buzėqeshjen e shtirur. Por mbi tė gjitha plot frikė. Njė frikė e maskuar keq, me pėrsėritjen si nė jerm tė parullave pėr shtet tė paepur e vullnet tė hekurt, nga ato qė diktatorėt shqiptojnė rėndom duke trashur zėrin kur ndjejnė tokėn tu lėvizė nėn kėmbė dhe pa e kuptuar janė bėrė dordolecė qė nuk trembin mė askėnd.
Sali Berisha doli nga roli qė luante kur pa 100 mijė vetė nė bulevard dhe kuptoi se ēėshtja e kutive nuk ishte assesi njė lojė brenda PS-sė.
Ashtu siē kuptoi nė netėt e protestės stoike se loja e pėrēarjes sė Partisė Socialiste kishte dėshtuar dhe tė dėshtuara ishin edhe misionet e sekserėve me miliona nėpėr qese pėr tė blerė deputetėt e Veriut.
Kuptoi mė nė fund se e vėrteta e kutive tė 28 qershorit nuk mund tė asgjėsohej mė bashkė me kutitė dhe se opozita ka vendosur tė sakrifikojė deri nė fund, pėr ti dhėnė fund traditės sė mbrapshtė tė sakrifikimit tė lirisė e ndershmėrisė sė zgjedhjeve nė Shqipėri.
...vijon nė brendi
|