Partia Socialiste e Shqipërisë › Almira Xhembulla

Almira Xhembulla

Almira Xhembulla

Almira Xhembulla është lindur në Dibër, më 6 shkurt 1979. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 dhe në 2013 ka kryer sudimet Master pranë Universitetit Europian të Tiranës, dega Marrëdhënie Publike/Politikë-Institucionale. Është trajnuar më tej në fusha të ndryshme ekspertize, si Avokatësi dhe Lobim në Oksford, “Zhvillimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme” në Torino dhe shumë trajnime mbi menaxhimin e organizatave, zhvillimin rural dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, të gjitha këto nga ekspertë ndërkombëtarë. Almira ka punuar në sektorin e shoqërisë civile që nga viti 2002. Fillimisht ka punuar si oficere projekti për rininë pranë Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit në Peshkopi, projekt danez.

Më vonë, në 2004 si Këshilltare për Avokatësinë dhe Lobimin pranë SNV Ballkan (Organizatë Hollandeze për Zhvillim). Që nga 2012 e deri më sot ka punuar si këshilltare për Avokatësinë dhe Çështjet Gjinore pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP (Bashkojmë Vlerat e Natyrës me Njerëzit). Almira njihet për rolin e saj aktiv në promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave në Shqipëri. Gjithashtu, ajo ka qenë shumë e përfshirë në fushatat e ndryshme të avokatësisë dhe lobimit, për të krijuar një mjedis ligjor të përshatshëm për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Almira ka dhënë një krontribut real në promovimin e vlerave njerëzore, natyrore dhe turistike të rajonit të Dibrës në të gjitha nivelet, dhe është pjesë e një rrjeti të gjerë shoqatash e organinizatash në Shqipëri. Është njohëse shumë e mirë e gjuhës angleze dhe asaj italiane.

Ndaje me miqtë: