Andrea Marto

Andrea Marto

Andrea Marto është lindur në Delvinë, më 05.09.1957. Ka përfunduar studimet e larta në degën e Gjeologjisë gjatë periudhës 1977–1982.  Ka fituar gradën “Doktor Shkencash” në vitin 1995 dhe titullin “Profesor i Asociuar” në 1999. Andrea Marto ka ushtruar profesionin e pedagogut me kohë të plotë në Fakultetin e Gjeologjisë nga viti 1983–1997 dhe vijon të jetë pedagog i jashtëm. Në periudhën 1997–2001 ka mbajtur postin e zv. Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Në periudhën 2001–2002 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Gjatë viteve 2002–2007 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore në kompaninë AMC. Në periudhën 2007–2009 ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjatë viteve 2009–2013 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore, në kompaninë Alumil Albania. Nga Shtatori 2013 dhe në vazhdim është deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Është njohës i gjuhës greke, franceze dhe angleze.

Ndaje me miqtë: