Arben Ahmetaj

Arben Ahmetaj

Ministria e Financave Ekonomisë dhe Punës

Arben Ahmetaj, i lindur në Gjirokastër më 28 qershor 1969, u zgjodh deputet për Qarkun e Korçës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Ai ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze, i Specializuar në Literaturë Amerikane dhe Angleze, në Universitetin e Tiranës. Ka përfunduar studimet master në Universitetin e Kentucky, SHBA për Tregëti Ndërkombëtare dhe Diplomaci, si dhe doktoraturën në Universitetin e Bukureshtit me temën “Siguri energjitike, Siguri ndërkombëtare.”

Ka përfunduar me sukses një fellowship në Universitetin e Georgetown, në Edmund Walsh School of Foreign Service, Uashington, SHBA dhe ka qenë pjesëmarrës i programit Khokalis të Universitetit të Harvardit. Arben Ahmetaj ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës,këshilltar për Çështjet Fiskale pranë Bankës Amerikane të Shqipërisë, Shef i Kabinetit të Ministrit të Financave, Zëvendës Ministër i Integrimit Europian dhe i Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe Kryetar i Sekretariatit për Sipërmarrjen dhe Grupet e Interesit. Arben Ahmetaj është anëtar i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndaje me miqtë: