Arben Kamami

Arben Kamami

Arben Kamami në profesion është mjek nefrolog, i lindur në vitin 1960 në një familje të njohur të Elbasanit. Si mjek nefrolog, Kamami është i njohur dhe shumë i respektuar në tërë trevën e Elbasanit, qoftë në spitalin rajonal të qytetit qoftë në qendra shëndetësore të fshatrave si Shirgjani. Ai gjithashtu ka mbajtur dhe ka kryer me sukses disa detyra në funksione drejtuese në institucionet e shëndetësisë në qytet, duke qenë edhe drejtor i qendrës spitalore “Xhafer Kongoli” në Elbasan. Kamami ka kryer me sukses një sërë kualifikimesh të rëndësishme profesionale në universitete dhe institucione shëndetësore, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Përpara se të angazhohej në politikë, ai gjithashtu ka dhënë mësim lëndë të mjekësisë në universitetin “A. Xhuvani” në Elbasan.

Angazhimi i tij në politikë dhe lidhja e tij me Partinë Socialiste është e hershme. Ai ka qenë kontribues dinamik dhe aktiv në pothuajse çdo fushatë elektorale të kësaj force. Anëtar i Këshillit Bashkiak në grupin e këshilltarëve socialistë dhe në vitin 2016 zgjidhet anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Nga viti 2013, ai mban postin e Prefektit të qarkut të Elbasanit, duke përputhur kështu angazhimin intelektual politik me përvojën dhe njohjen e thellë të funksionimit eficient të organeve shtetërore.

Ndaje me miqtë: