Arben Muçaj

Arben Muçaj

Arben Muçaj ka lindur më 20 Prill 1972, në Poliçan. Është diplomuar në degën Stomatologji, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza“, Tiranë. Ka kryer specializim postuniversitar në kirurgji Oro-maxilo-faciale pranë Qendrës Universitare “Nënë Tereza” dhe prej qershorit 2014 mban titullin Doktor në Shkencat Mjekësore, “Menaxhimi i shërbimit stomatologjik në shkollat 9-vjeçare të Tiranës“.

Z. Muçaj aktualisht punon kirurg Oro-Maxilo-Facial (OMF) në Klinikën Universitare Stomatologjike në Tiranë. Ka qenë drejtor i Klinikës Stomatologjike Universitare (K.S.U) në periudhën 2014-2016, ndërkohë që profesionin e tij si stomatolog e ushtron që prej vitit 1994. Gjithashtu ka një karrierë të pasur akademike. Gjatë periudhës 2006-2007 ka punuar si asistent/pedagog i jashtëm, seminarist i lëndës “Kirurgjioro-maxillo-facial” në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Ka mbajtur edhe pozicionin si Përgjegjës i Departamentit të Stomatologjisë në Universitetin “Kristal”, në periudhën 2010-2011.

Arben Muçaj ka kryer trajnime dhe ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Njëkohësisht ka realizuar një sërë botimesh lidhur me fushën e mjekësisë, kryesisht atë të stomatologjisë. Ai zotëron shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe greke.

Ndaje me miqtë: