Arben Seferaj

Arben Seferaj

Arben Seferaj ka lindur në Vlorë në 11 Prill 1969 në Vlorë. Ai ka përfunduar Universitetin Politeknik të Tiranës në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe ka marrë titullin Inxhinier Mekanik. Ng viti 2013-2014 ka punuar si Operator i Shpërndarjes së Energjisë Elaktrike si Administrator. Nga shkurti 2008 – Korrik 2011 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm tek “Marketing & Distribution”.

Gjithashtu Z. Seferaj ka punuar si konsulent i jashtëm nga viti 2008 deri 2009, tek kompania “Primo”. Nga Marsi 2004 – Janar 2008 ka punuar si Administrator për H- Communications sh.a. Edhe në vitet 2002 – 2004 ka punuar në fushën e telekomunikacionit si Shef i Njësisë së Mirmbajtjes.

Z. Seferaj ka një aktivitet të pasur shoqëror dhe politik. Ai është anëtar i Partisë Socialiste të Shqipërisë prej vitit 2004. Gjatë gjithë kohës ka patur një angazhim politike pranë Njësisë Administrative nr.2, Tiranë. Nga viti 2008 – 2013 ka qënë Koordinator Elektoral në këtë njësi. Në vitin 2013 ishte kandidat për Deputet Qarku Tiranë. Nga viti 2016 e në vazhdim ka qënë Koordinator Elektoral Qarku Tiranë.

Ndaje me miqtë: