Azbi Arapi

Azbi Arapi

Azbi Arapi ka lindur në tetor 1970, në Tiranë. Shkollën e mesme e ka përfunduar në Rubik. Gjatë viteve 1989-1992 ka ndjekur Fakultetin Gjeologji Miniera. Z. Arapi ka një diplomë në Administrim Biznes, në Universitetin "Luigj Gurakuqi", Shkodër. Për tre vite ka jetuar si emigrant në Greqi dhe ka punuar në një kantier ndërtimi. Më pas, nga 1995-1999 ka punuar si menaxher në një kompani greke. Për 11 vjet Z. Arapi ka qenë përfaqësues i kompanisë amerikane Trimble GmbH. Nga viti 2013 deri në prill, ai ka mbajtur postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare AKBN.

Arapi ka qenë pjesëmarrës në shumë aktvitete rajonale dhe botërore (USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Usa, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rekrutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionimit të shoqërive tregtare, i trajnuar në ekspertizën kontabël, i trajnuar në orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementimit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri. Aktiviteti politik fillon në vitin 2000 deri në 2009, si aktivist dhe pjesë e shtabeve elektorale, si dhe anëtar komisioni numërimi 2007, në Laprakë.

Në vitin 2011, kandidat për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2011-2013, koordinator mbi rekrutimin e burimeve njerëzore dhe realizimit me sukses të censusit të organizuar nga Partia Socialiste për 10 komuna në qarkun e Tiranës.

Ndaje me miqtë: