Besa Spaho

Besa Spaho

Besa Spaho ka lindur ne 3 dhjetor 1987 në qytetin e Korçës. Besa ka kryer studimet për inxhinieri ndërtimi në periudhën 2010-2012. Diplomën master i shkencave në ndërtim e ka në profilin strukturist. Pas përfundimit të studimeve Besa ka marre liçensën profesionale individuale për vleresimin e pasurive te paluajtshme shkalla e dyte miratuar me vendim komisioni nr.2 datë 01.07.2014.

Karriera e Besës ka ardhur në rritje duke nisur si projektuese teknike tek Ave Consulting (2014-2015) dhe duke vazhduar tek drejtoria e Aluiznit Tiranë si specialist fillimisht, dhe më pas si drejtor nga 1 shtatori 2015 e në vazhdim. Angazhimi i Besës me Partinë Socialiste ka qënë i hershëm. Ajo është angazhuar pranë strukturave të partisë që prej 03 marsit 2006 (karta e antarësisë). Ka marrë diplomë Akademia Politikë e Partisë Socialiste, sesioni 2011/2012  dhe është e dërguar nga Partia Socialiste në Njësinë Administrative Kashar për zgjedhjet vendore.

Ndaje me miqtë: