Partia Socialiste e Shqipërisë › Blerina Gjylameti

Blerina Gjylameti

Blerina Gjylameti

SEKRETARE PËR KOORDINIMIN ELEKTORAL

Blerina Gjylameti ka lindur në Tiranë me 23 janar të vitit 1980. Znj. Gjylameti është kandidate Doktor Shkencash në fushën e ekonomisë pranë Fakultetit Ekonomik në UT, prej vitit 2009. Ka një diplomë master në shkenca ekonomike evropiane pranë UT, Fakulteti i Ekonomisë si dhe është diplomuar në Universitetin e Salernos në Itali, Fakulteti i Ekonomisë, dega Ekonomi dhe tregti drejtim financiar. Pas përfundimit të studimeve të larta në vitin 2006 Znj. Gjylameti emërohet pedagoge efektive në menaxhim operacionesh dhe menaxhim strategjik pranë Fakultetit të Menaxhimit, Universiteti Ushtarak Skëndërbej dhe njëkohësisht asistente pedagoge me kohe të pjesshme në komunikim biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë, Departamenti i Menaxhimit në Universitetin e Tiranës. Me pas prej vitit 2008 është emëruar në pozicionin e pedagoges efektive në menaxhim biznesi dhe strategji burimesh njerëzore në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës pozicion të cilin e mbajti deri në vitin 2013 dhe në vazhdimësi si pedagoge me kohe të pjesshme. Gjatë këtyre viteve ajo ka botuar disa punime shkencore kombëtarë dhe ndërkombëtarë në fushën e ekonomisë.

Në vitin 2013 Znj. Gjylameti është zgjedhur Deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e VIII si dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat. Blerina Gjylameti ka hyrë në politike në vitin 2012 ku është zgjedhur Kryetare e Forumit të Gruas Socialiste në Tiranë. Gjatë aktivitetit të saj politik Blerina ka mbajtur pozicionin e anëtares së grupit të punës për hartimin e programit të ekonomisë për Partinë Socialiste si dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo –Territoriale. Gjithashtu është anëtare e Asamblesë Kombëtare të PS që prej vitit 2013.

Ndaje me miqtë: