Ditmir Bushati

Ditmir Bushati

ANËTAR I KRYESISË

Ditmir Bushati, i lindur në Shkodër më 24 mars 1977, është zgjedhur deputet për Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. I diplomuar me medalje të artë nga Fakulteti i Drejtësisë ai ka kryer studimet për master në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Leidenit, Holandë, si dhe një sërë specializimesh në një sërë universitetesh siç janë Akademia e të Drejtës Ndërkombëtare në Dallas dhe Universiteti i Harvardit. Ka punuar si Asistent Ligjor në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish Jugosllavinë, në Zyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Këshilltar Ligjor në Gjykatën Kushtetuese, Drejtor i Përafrimit të Legjislacionit në Ministrinë e Integrimit Europian, Drejtor Kërkimesh pranë Institutit Agenda, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, por dhe si lektor dhe konsulent në projekte të ndryshme të Bashkimit Europian, Bankës Botërore, USAID, Fondacionit Friedrich Ebert, etj. Ditmir Bushati është zgjedhur anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste dhe anëtar i Grupit të Strategjisë së Komunikimit. Ai shërben dhe si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian dhe anëtar i Komiteti të Përbashkët Parlamentar BE-Shqiperi.

 

 

Ditmir Bushatin mund ta kontaktoni në:

Numri i telefonit: +355 68 20 54 605

Email: ditmirbushati@gmail.com

Ndaje me miqtë: