Dritan Meta

Dritan Meta

Dritan Meta ka lindur në 12 Prill 1969, në Burrel. Ai ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, pranë Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Për një periudhë 5 vjeçare ai ka ndjekur Akademinë e Rendit Publik. Prej viti 2016 e në vijim, ai mban postin e Drejtorit të NJOS tek Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Ai ka punuar gjithashtu tek KESH nga qershor 2014 deri nëntor 2014. Nga dhjetor 2013 - qershor 2014 ka mbajtur postin e Drejtorit të NjMT. Prej tetorit 2013 deri në dhjetor 2013 ka qenë drejtor tek Albminer. Z. Meta ka qenë gjithashtu Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës, INTERSIG.

Z. Meta ka një sërë kualifikimesh, si:

  • Maj 2005 – Seminar” Detyrat e Policisë gjatë zgjedhjeve parlamentare”
  • Prill 2005 – Crisis Response Training, Department of State Antiterrorism Assistance Program, USA
  • 2004 – Trajnim ”Policia dhe e Drejta e Informimit per Dokumentat Zyrtare”, QZHDI
  • Nëntor 2002 – “Traffic Safety” Conference, DANIDA, Denmark
  • Nëntor 2000 – “Trajnimi i Trajnerëve të Policisë”, Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut
  • Dhjetor 1999 – Trajnim për funksionarët e Policisë së Republikës së Shqipërisë, Cesena, Itali

Z. Meta është i angazhuar në organizimin e fushatave për zgjedhjet vendore dhe qëndrore të Partisë Socialiste, prej 2006. Fillimisht si i deleguar i Partisë Socialiste për njësinë nr. 3 dhe më pas si koordinator elektoral në njësinë nr. 4.

Ndaje me miqtë: