Edlira Bode

Edlira Bode

Edlira Bode ka lindur në Bilisht, Devoll, më 19 Prill 1973. Ajo është e martuar me z. Adi Hoxha dhe kanë një vajzë që quhet Dea. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës dhe ato pasuniversitare në Otorinolaringologji në Universitetin e Genova-s, Itali, duke marrë titullin Mjeke Specialiste Otorinolaringologe. Ka shërbyer për disa vite si Mjeke e Përgjithshme dhe e Familjes pranë Shërbimit Shëndetësor Parësor në qytetin e Bilishtit dhe në disa qendra shëndetësore të rrethit të Devollit.

Që prej vitit 2008 punon si Mjeke Specialiste Otorinolaringologe në Spitalin Rajonal të Korçës. Zj. Bode ka drejtuar në vitet 2015–2016 Urdhrin e Mjekëve për Qarkun e Korçës dhe që prej Majit 2016 drejton me sukses Spitalin Rajonal të Korçës. Angazhimin politik e ka filluar si anëtare e Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe në tetor 2016 zgjidhet Sekretare Organizative e PS për Bashkinë Korçë. Zotëron shumë mire gjuhën italiane dhe atë angleze.

Ndaje me miqtë: