Edmond Leka

Edmond Leka

Edmond Leka është lindur në Vlorë, më 14.03.1964. Ka mbaruar studimet e larta ne degën e Inxhinierisë Elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës, gjatë periudhës 1983–1988. Në vijim, gjatë periudhës 2006-2011 ka përfunduar studimet e larta në degën Juridik. Ka marrë titullin Master Shkencor në Shkenca Administrative gjatë periudhës 2014-2016, në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë. Ka ushtruar profesionin e Inxhinierit pranë Ndërmarrjes së Shërbimeve në Vlorë dhe pranë URT në Durres gjatë periudhës 1988-1991. Në periudhën 1991-2000 ka qenë në emigracion, në Greqi.

Në periudhën 2001-2007 ka qenë Administrator i “Linea Dekor” sh.p.k Vlorë. Në periudhën 2007-2010 ka qenë Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Qarku Vlorë.
Në periudhën 2010-2012 ka qenë nënkryetar për infrastrukturën Bashkia Vlorë. Në periudhën 2012-2016 ka qenë Kryetar PS, Bashkia Vlorë. Në periudhën 2014-2015 ka qenë Drejtor i Drejtorisë Rajonale ISSH Vlorë. Në periudhën 2015-2016 ka qenë Drejtor Porti Detar sh.a Vlorë. Prej vitit 2016 është deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Z. Leka është figurë e njohur dhe e vlerësuar në komunitetin e Vlorës. Është njohës i mirë i gjuhës greke dhe italiane.

Ndaje me miqtë: