Partia Socialiste e Shqipërisë › Elisa Spiropali

Elisa Spiropali

Elisa Spiropali

    Elisa Spiropali lindi në Tiranë më 15 Mars 1983. Ajo është e martuar dhe ka një vajzë, Naltën. 
Në 1999, në moshën 16-vjeçare, nxënëse në gjimnazin "Qemal Stafa", Elisa fiton një bursë studimi nga UWC (United World Colleges) si një nga 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri dhe diplomohet në “Lester B. Pearson College, UWC of the Pacific”, Kanada, diplomë IB. Rezultatet e larta i japin mundësinë të fitojë një bursë universitare në “Mount Holyoke College”, Massachusetts, SHBA, ku diplomohet në 2005 me titull nderi në dy degë universitare; Politikë (Politics) dhe Ekonomi me specializim në Ekonomi Politike dhe Ekonomi Zhvillimi. Elisa përmes bursash merite ka udhëtuar dhe studiuar edhe në vende si Argjentina (bursë merite Mount Holyoke) Britania e Madhe (Chevening/OSI), dhe ka fituar një eksperience multikulturale të cilën e çmon si të pazëvëndësueshme.


    Elisa ka qënë lektore në disa universitete private në Shqipëri, drejtuese në organizata rinore, aktive në shtyp, autore e librit me publicistikë "Maska Ra".
Elisa është angazhuar në Politikë në 2009-ën dhe është aktualisht Deputete dhe Nënkryetare e Grupit Parlamentar Socialist, Sekretare për Aleancat dhe Bashkëqeverisjen si dhe zëdhënëse e Kryesisë së Partisë Socialiste. Elisa më herët ka mbajtur detyrën shtetërore "Drejtor i Përgjithshëm i Doganave". 

Ndaje me miqtë: