Elona Gjebrea

Elona Gjebrea

Elona Gjebrea, ka lindur në 18 Maj 1968 në Tiranë dhe është e martuar. Ajo është diplomuar në Biologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës në vitin 1991. Znj. Gjebrea është Doktore e Shkencave, që nga nëntori 2008, dhënë nga Universiteti i Worcester në bashkepunim me Universitetin Conventry në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo mban gradën Master Shkencor, Tema në Aerobiologji, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, 1999 – 2001. Në maj 1992 dhe në vazhdim deri në 2002, znj. Gjebrea ishte në pozicionin e Aerobioligjstes në klinikën e Alergollogjisë, pranë Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”. Në dhjetor 1995, ka kryer studim kërkimor në Aerobiologji, Muzeu Suedez i Historisë së Natyrës. Nga maji 2000 deri në maj 2005, ishte lektore me kohë të pjesshme e Biologjisë, në Universitetin e Infermierisë.

Nga qershori 2004 dhe aktualisht është lektore e lëndëve të Shkencave të Natyrës, në Universitetin e New Yorkut në Tiranë. Nga tetori 2005, ishte Drejtore Ekzekutive e “Qendrës Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin”, një organizatë anëtare e akredituar e IPPF. Nga vitet 1997 deri në 2012, është anëtare e disa shoqatave ndërkombëtare. Që prej 5 tetorit 2013, znj. Gjebrea  është emëruar në pozicionin e zv/Ministres së Punëve të Brendshme dhe Kordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Znj. Gjebrea ka marrë pjesë në shumë takime e ndërkombëtare. Ajo është autore e disa konsulencave dhe studimeve-kërkimore.

Ndaje me miqtë: